×
  • Sport
  • Sport

    Historike: Kosova e vetmja pa humbje në vitin 2018 dhe 2019

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 22:54

    Pavarësisht barazimit me Bullgarinë, Kosova në përgjithësi po kalon një moment historik.


    “Dardanët” janë në seri prej 12 ndeshjeve pa humbje prej të cilave kanë 8 fitore dhe 4 barazime.

    Nga të gjitha shtetet evropiane kemi serinë më të gjatë pa humbje dhe jemi kombëtarja e vetme që nuk kemi pësuar humbje në vitin 2018 dhe 2019.

    Kujtojmë që Rumania e mbylli 2018-tën pa humbje, por ata u mposhtën të shtunën me rezultati 2-1 nga Suedia në kualifikime për kampionatin evropian.

    Ndryshe, Kosova humbjen e fundit e ka pësuar kundër Islandës në tetor të vitit 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!