×
  • Sport
  • Sport

    Iker Casillas në gjendje të rëndë shëndetësore, pëson sulm në zemër

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 16:50

    Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka pësuar një sulm kardiak kur po stërvitej me skuadrën e tij Porton, shkruajnë mediat portugeze.


    Portjeri duhej të hospitalizohej, por ai tashmë është jashtë rrezikur për jetë, shkruan Reporteri.net

    Spanjolli po ndihej keq pas trajnimit. Ai u dërgua në spital menjëherë dhe nuk do të luaj më këtë sezon.

    Casillas është në skuadrën portugeze prej vitit 2015 dhe sapo kishte renovuar kontratën edhe për një sezon tjetër.

    Portjeri legjendar spanjoll ishte duke përfunduar një sezon të madh, me numra që barazohen me portjerët e mëdhenj të Europës, i cili luajti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve por u mposhtën nga Liverpooli.

    Kujtojmë që Iker Casillas ka fituar gjithçka është për tu fituar në futbollin botëror./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!