×
  • Sport
  • Sport

    Inter dhe Atalanta në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 22:44

    Atalanta dhe Inter janë kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve nga Serie A, kurse jashtë kanë mbetur Milan dhe Roma edhe pse fituan ndeshjen e fundit të këtij sezoni.


    Interi mposhti Empolin me rezultat 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në “San Siro”, me golat e Keita Balde dhe Nainggolan, kurse për mysafirët realizoi Traore.

    Ndërsa Atalanta fitoi kundër Sassuolos me rezultat 3-1. Golat për vendasit i realizuan Zapata, Gomez dhe Pasalic, kurse për mysafirët Berardi shënoi golin e vetëm.

    Milani fitoi sy mysafir ndaj Spalit me rezultat 2-3 por që nuk i mjaftoi për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, ashtu sikurse edhe Romës që fitoi në shtëpi me rezultat 2-1 me Parman. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!