Djelmoshat kosovar të grupmoshës U19 kanë pësuar një humbje në miqësoren e sotshme ndaj Shqipërisë U19, me rezultat 1 me 3.


Kjo ndeshje miqësore ka rënë në sytë e legjendës angleze, Jamie Frank Redknapp.

45-vjeçari ka lavdëruar futbollistin e Shqipërisë, Armando Broja – ky i fundit shënoi golin e tretë për “Kuqezinjtë”.

Reklamë

“Të lumtë shoku, ke bërë një punë (gjëra) të mira”, është komenti që ia ka lënë ish-lojtari i Liverpoolit futbollistit të Shqipërisë.

Kujtojmë që Jamie është trajner i të rinjëve në Chelsea, prandaj e njeh mjaftë mirë futbollistin në fjalë.

Përveç golit të Brojës, për Shqipërinë dy herë shënoi Ernest Muci, kurse të vetmin për Kosovën e shënoi, Albin Prapashtica./Reporteri.net/

Reklamë