×
  • Sport
  • Sport

    Ish-lojtari i Premierligës emërohet trajner i Flamurtarit

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 15:05

    Sezonin e ardhshëm të Ipko Superligës së Kosovës, Flamurtari do të drejtohet nga trajneri Artim Shaqiri, i cili ka përvojë edhe në njërën ndër ligave më të famshme të futbollit në botë, Premierligë.


    Artim Shaqiri, i lindur në Strugë, i ndërroi plot 14 klube gjatë karrierës së tij si futbollist, mirëpo kulmin e arriti në vitet 2003-2005, kur luajti në Premierligë me West Bromwich Albion, për të cilët i zhvilloi 18 ndeshje dhe e shënoi një gol, transmeton Gazeta Express.

    Ai e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 2012, kur e mori drejtimin e Shkëndijës, ndërsa në vitet 2014 dhe 2015, ishte trajner i Kukësit. Tani, kryetari i Flamurtarit, Imer Ademi, e ka konfirmuar për Gazetën Olle se Shaqiri do ta marrë drejtimin e klubit.

    Flamurtari e mposhti sezonin 2018/19 të Ipko Superligës së Kosovës në pozitën e gjashtë në tabelë, ku nga 33 ndeshjet e zhvilluara, i fitoi 12, i barazoi nëntë dhe i humbi 13 të tjera.

    Pasi që i shpëtuan barazhit vetëm për tri pikë, Flamurtari dëshiron të sigurohet që sezonin tjetër të ketë skuadër më të përgatitur për Superligë dhe Kupë të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!