Nikola Krstovic ishte heroi i Atalantas mbrëmë në ndeshjen ndaj Borusia Dortmundit në Champions League.

Sulmuesi malazez fitoi një penallti në fundin e takimit, pasi u godit me një shkelm në ballin e tij, e pastaj Samardzic shënoi nga pika e bardh, gol ky që e kualifikoi Atalantan në 1/8 e finales

Krstovic, pësoi goditje nga Ramy Bensebaini dhe pagoi çmimin e këtij suksesi të Atalantas.

Reklamë

Ai sot ka postuar një fotografi, duke treguar gjendjen në fytyrën e tij.

“Është vetëm një gërvishtje”, shkroi Krastovic.

Reklamë