Një fotografi e realizuar 19 vjet më parë po rikthehet në vëmendjen e gjithë botës, pasi në të shfaqet Lionel Messi duke mbajtur në duar një foshnjë gjashtëmuajshe, e cila sot është një nga yjet më të mëdha të futbollit.
Fotografi Joan Monfort është autori i imazhit të realizuar në vitin 2007, kur Messi ishte vetëm 20-vjeçar dhe pjesë e Barcelonës. Në duart e tij ndodhej Lamine Yamal, i cili atëherë ishte vetëm gjashtë muajsh.
Sot, dy dekada më vonë, Messi dhe Yamal janë dy prej figurave kryesore të futbollit botëror dhe do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e Kupës së Botës.
Babai i Yamalit e publikoi fotografinë javën e kaluar në Instagram, duke e shoqëruar me mbishkrimin:
“Fillimi i dy legjendave”.
Messi do të udhëheqë Argjentinën në finalen e së dielës, ndërsa Yamal do të jetë një nga shpresat kryesore të Spanjës. Dueli mes tyre do të nisë në orën 21:00 dhe për shumë tifozë përfaqëson një përballje simbolike mes një legjende të gjallë dhe një ylli të gjeneratës së re.