×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi drejt shkarkimit nga posti i trajnerit të Vëllaznimit

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 18:21

    Vëllaznimi u mposht në Gjakovë nga Trepça ’89 me rezultat 0-4 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.


    Kjo humbje mund t’i kushtoj me shkarkim trajnerit aktual të gjakovarëve, Ismet Munishi.

    Presidenti i klubit kuq e zi, Agim Cana në një prononcim për Indeksonline ka thënë ende nuk është takuar me Munishin dhe deri atëherë ai është trajner i Vëllaznimit.

    “Hala s’jam taku me Ismetin, do të flas me të dhe do të shohim. Ai për momentin është trajner i Vellaznimit”, ka thënë Cana.

    Vëllaznimi përveç Kupës është në rrezik të humb edhe barazhin për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!