×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi tregon arsyen pse dha dorëheqje nga Vëllaznimi, ka këto fjalë për Agim Canën

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 22:28

    Ismet Munishi ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të KF Vëllaznimit pas humbjes nga KF Trepça ’89 0:4, në kuadër të Kupës së Kosovës.


    Ismet Munishi për Insportin ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje dhe se është ndarë miqësisht me presidentin e klubit, Agim Cana

    “Kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, për shkak se kam përjetuar tejet rëndë humbjen e sotme dhe jam ndarë shumë miqësisht me kryetarin e klubit, Agim Cana, të cilën e falënderojë, kryesinë, lojtarët, tifozët dhe qytetin e Gjakovës për shumë respekt dhe ishalla unë kam qenë fajtori kryesor dhe krejt të këqijat shkojnë së bashku me mu”, ka deklaruar Munishi.

    Ai ka shtuar se dorëheqjen e ka dorëzuar pas një takimi me disa miq nga Zagrebi dhe pastaj është takuar me kryetarin Cana.

    “Jam takuar me disa miq nga Zagrebi i Kroacisë me të cilët kam darkuar dhe pastaj e kam lënë një takim me presidentin Cana. Kam dashur të jem i qetë në këtë takim”, përfundoi Munishi.

    Ish trajneri i shumë skuadrave kosovare, klubin gjakovar e lë në pozitën e katërt me 46 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!