Iu dha lamtumira e fundit ikonës së sportit vushtrrias, Behxhet Gergurit

Sot iu është dhënë lamtumira e fundit ikonës së sportit vushtrrias, Behxhet Gergurit, peshëngritësit legjendar të këtij qyteti.


Behxhet Gërguri vdiq dje në moshën 51-vjeçare pas një sulmi në zemër që ai e pësoi në vendin e tij të punës, shkruan Reporteri.net

Ai ishte ikonë e peshëngritjes së këtij qyteti, i cili arriti të edukojë gjenerata të shumta në frymën sportive të peshëngritjes.

Gërguri do të mbahet mend gjithmonë nga njerëzit e këtij qyteti dhe jo vetëm, pasi ai ishte figurë e njohur e sportit të peshëngritjes në tërë Kosovën.

Se ai ishte një figurë me vlera të larta sportive e dëshmon edhe numri i të pranishmëve në varrimin e tij, të cilët ishin të shumtë në numër.

Kujtojmë që Behxhet Gërguri nuk ka lënë pas familje pasi nuk ishte i martuar por ka lënë pas veprat e tij prej sportistit të dalluar të cilat do të jetojnë gjithmonë në qytetin e Vushtrrisë./Reporteri.net/