×
  • Sport
  • Sport

    Publiku romak nderon Daniele De Rossin: “Jemi të gjithë DDR”

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 23:48

    Pas 18 vitesh me fanellën e Romës (një me skuadrën e të rinjve), erdhi momenti që Daniele De Rossi të zbresë në fushë për herë të fundit me fanellën verdhekuqe, në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, përballë Parmës.


    Stadiumi “Olimpico” kishte një numër të konsiderueshëm spektatorësh, të cilët ishin përgatitur për të respektuar për herë të fundit njërin prej legjendave të skuadrës së Romës, duke shprehur gjithë dashurinë ndaj tij, nëpërmjet pankartave, koreve dhe duartrokitjeve, transmeton Express.

    Nga ana tjetër, Claudio Ranieri e hodhi në fushë nga minuta e parë dhe me shiritin e kapitenit, numrin 16, ndërsa pak minuta nga fundi, e zëvendësoi me Under, për t’i dhënë mundësi De Rossit, të ndjejë për herë të fundit afeksionin e publikut verdhekuq.


     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!