×
  • Sport
  • Sport

    Joshua – Wilder po ndodh, kjo është data kur do të zhvillohet dueli i ‘titanëve’

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 10:53

    Anthony Joshua kundër Deontay Wilder, është sfida më e kërkuar në kategorinë e peshave të rënda në boks.


    Kjo përballje kërkohet me ngulm nga fansat e boksit nëpër botë dhe zërave për një përballje të mundshme i ka “hedhur benzinë” amerikani Wilder, shkruan Reporteri.net

    Wilder ka thënë se përballja për unifikimin e titujve kampionë të këtij Divizioni do të kryhet në vitin e ardhshëm.

    Amerikani do të duelojë ndaj Anthony Joshua, kampionit të botës në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

    “Ata e kanë patur mundësinë që ne ta zhvillojmë këtë sfidë gjatë 2019-ës, por nuk dëshironin që kjo të ndodhte. Gjithsesi, parimisht jemi dakord që sfida të ndodhë gjatë 2020-ës”, ka thënë Wilder.

    “Unë kam vetëm një kërkesë, ndarje 50-50 të fitimit dhe kjo është e drejtë. Kam dueluar me Fury dhe kam treguar se e meritoj këtë ndarje”, ka thënë Wilder i cili është duke u përgaditur për sfidën ndaj Dominic Breazele.

    Në anën tjetër Anthony Joshua do të duelojë ndaj Miller më datën 1 qershor./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!