×
  • Sport
  • Sport

    Kacafytje ndërmjet futbollistëve kryesorë të Chelseas, ‘çartet’ duhanxhiu Sarri

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 21:54

    Futbollistët e Chelseas si duket janë duke e ndjerë tensionin e finales së Ligës së Europës.


    Në stërvitjen e pak orëve më parë, David Luiz dhe Gonzalo Higuain janë përfshirë në një kacafytje ndërmjet vete, shkruan Reporteri.net

    Luiz ka qenë i pakënaqur nga ndërhyrja e argjentinasit dhe i ka mbetur ‘hatri’. Më pas ai as që ka dashur të dëgjojë për arsyetimet e “Pipitas”.

    Duke e parë këtë situatë, trajneri italian Maurizo Sarri është larguar jashtë fushe i nervozuar, duke mos mundur t’i durojë gjestet e futbollistëve të tij.

    Kur kanë mbetur vetëm edhe 24 orë deri tek ndeshja e madhe, kjo situatë është komplet në disfavor të Chelseas, të cilët synojnë që të mos mbesin duarbosh këtë vit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!