×
  • Sport
  • Sport

    Kaq shumë iu është rritur vlera Bersant Celinës

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 17:04

    Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina nuk e kishte gjetur veten nën urdhërat e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiolës me ç’rast vendosi të largohej nga “Qytetarët”.


    Ai u transferua tek skuadra e Swanseas e cila bën gara në një nivel më të ultë, në Championship, shkruan Reporteri.net

    Prej se u transferua në ekipin e ri, Bersant Celina ka mahnitur të gjithë me paraqitjen fantastike të tij gjë që ka bërë që edhe vlera në tregun europian të rritet dukshëm.

    Bersant Celina tani vlerësohet rreth 14 milionë euro në treg dhe paraqitjet e mira kanë bërë që skuadrat nga elita e futbollit anglez të interesohen për shërbimet e tij.

    Megjithatë, mbetet të shihet se a do të vazhdoj të luaj ende në një rang më të ulët të garave apo do të provoj aventura të tjera në Premier League./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!