×
  • Sport
  • Sport

    Kështu feston Shaqiri triumfin në Ligën e Kampionëve |VIDEO

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 23:45

    Pasi u shpall kampion i Evropës me Liverpoolin, Xherdan Shaqiri i ka publikuar disa video në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet duke festuar me mijëra tifozët e pranishëm në stadium dhe bashkëlojtarët e tij.


    Xherdan Shaqiri është shpallur kampion i Evropës për të dytën herë në karrierë, pasi që skuadra e tij, Liverpooli, triumfoi ndaj Tottenhamit me rezultat 2:0 në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

    Liverpooli u tregua shumë i fortë për rivalin e Premierligës, Tottenhamin, në finalen që sonte u zhvillua në stadiumin “Wanda Metropolitano”. Mohamed Salahu dhe Divock Origi e shënuan nga një gol për t’ia siguruar klubit të tyre trofeun e gjashtë në histori.

    Ky sukses i Liverpoolit bën që Xherdan Shaqiri ta shtojë edhe një tjetër medalje të artë të Ligës së Kampionëve në kabinetin e tij.

    27-vjeçari e kishte shijuar ndjenjën e të qenit kampion i Evropës edhe në vitin 2013, kur me Bayern Munichun e mposhti Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve. Në atë kohë, Dortmundi drejtohej nga Jurgen Kloppi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!