×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë lojtarët që dëshirojnë largimin nga Real Madridi

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 11:38

    Reali i Madridit është duke u përgaditur për një revolucion në skuadër gjatë afatit kalimtarë të verës.


    Shumë transferime të reja pritet të vijnë në “Bernabeu”, mirëpo skuadra nuk do të mbetet pa largime, shkruan Reporteri.net

    Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, asnjë futbollist i Real Madridit nuk ka shprehur dëshirën për largim, përfshirë këtu edhe francezin Raphael Varane, për të cilin flitej se ka vendosur të largohet.

    Zinedine Zidane do të jet ai që do të marr vendimet për të ardhmen e lojtarëve, por Reali nuk është i interesuar ta ndryshojnë në tërësi grupin në vend se ti zhvillojnë lojtarët që kanë në dispozicion.

    Secili lojtarë do të monitorohet nga Zidane deri në fund të sezonit dhe do të jet pikërisht ai që do ta ketë fjalën e fundit sa i përket së ardhmës së futbollistëve.

    Gareth Bale është emri më i përfolur për tu larguar nga klubi, pasi raportet mga Anglia kanë zbuluar një ofertë nga Kina, ofertë kjo e cila nuk e ka joshur uellsianin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!