×
  • Sport
  • Sport

    Këtë statistikë të Ronaldos nuk do ta arrijë Messi kurrë

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 13:49

    Cristiano Ronaldo dje u bë lojtari i parë që shënon 100 gola me kokë, statistikë kjo e cila nuk është arritur ende nga askush pos portugezit.


    Portugezi njihet për aftësitë e tij në ajër dhe të shënuarit gola me kokë, gjë që shumë pak sulmues kompletohen me një aftësi të tillë, shkruan Reporteri.net

    Ronaldo tashmë bëhet lojtari i vetëm në histori të futbollit që arrinë shifrat e 100 golave me kokë, 100 gola me këmbën e djatht dhe 100 gola me këmbën e majt, statistikë kjo e cila nuk do të mund të arrihet nga Messi, marrë parasysh që ai është shtatshkurtë dhe rrallë shënon me kokë.

    Që ta përshkruajmë më mirë aftësinë e tij për të kërcyer lart, po ua sjellim deklaratën e Chris Coleman, ish-trajnerit të Walesit gjatë kampionatit europian 2016.

    “Ju nuk mund të mbroheni kundër një kërcimi të lartësisë së tillë”, kishte thënë Coleman pasi Ronaldo kishte kërcyer 2.65m në ajër. Ai arriti 80 cm të shkëputej nga toka, me vetëm 0.7 sekonda kohë që të përgjigjej në krosimin e Guerreros.

    Mbrëmë, Juventusi arriti të nxjerrë një barazim 1:1 kundër rivalëve të qytetit, Torinos dhe krejt kjo falë golit të portugezit që përsëri dëshmoi aftësitë e tij në ajër.

    Ai bëri një kërcim që arriti 2.47m nga toka e që karakterizohet me kërcimet e Michael Jordanit në kohën kur ai luante në NBA./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!