×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është arsyeja pse De Biasi nuk e mori Rashicën në Europianin e Francës

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 16:02

    Milot Rashica ishte në listën e gjërë për tu ftuar në Kampionatin Evropian të vitit 2016 që u zhvillua në Francë.


    Por kur Gianni De Biasi ngushtoi listën, ylli nga Vushtrria dhe disa futbollistë të tjerë mbetën jashtë.

    Në një intervistë për “Panorama”, ish trajneri i Kombëtares Shqiptare ka treguar pse vendosi të lë Rashicën.

    “Një lojtar shumë i mirë me një perspektivë të shkëlqyer. Nuk ka ardhur me ne sepse nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me ne gjatë kualifikueseve. U kam dhënë kënaqësinë e Europianit djemve që na kishin çuar deri aty“, ka thënë tekniku italian.

    Pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, Rashica vendosi që të vesh fanellën e vendlindjes së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!