×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është data kur do të nis ndërtimi i Stadiumit Kombëtar të Kosovës

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 10:31

    Kosova do ta nis këtë vit të ndërtojë arenën më të madhe të futbollit në vend, Stadiumin Kombëtar.


    I planifikuar të ndërtohet në mes të Kosovës, në Komunën e Drenasit, stadiumi pritet të fillojë së ndërtuari në verë të këtij viti, në muajin korrik ose gusht.

    Këtë e kanë bërë të ditur për Reporteri.net burime brenda Ministrisë së Kulturë, Rinisë dhe Sportit.

    Ky stadium pritet të ketë rreth 30 mijë ulëse dhe kryesisht do të shfrytëzohet për ndeshjet e Përfaqësues së Kosovës në futboll. Aktualisht është duke u punuar projekti i tij.

    Përveç atij kombëtar, gjatë këtij viti pritet të nis se rinovuari në tërësi edhe Stadiumi Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Për këtë Reporteri.net kishte sjellë edhe planin se si do të dukej ky stadium pas renovimit.

    Aktualisht Kosova ka vetëm një stadium që plotëson standardët e kërkuara të FIFA-s, ai i Prishtinës që tash mban emrin e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!