×
  • Sport
  • Sport

    Kjo të gjen kur e zemëron një luan si Zlatan Ibrahimovic

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 10:20

    Zlatan Ibrahimovic e luan futbollin e tij më të mirë kur është i zemëruar.


    Të dielën mbrëma, ai e shënoi një gol të vonshëm duke i ndihmuar La Galaxy të triumfojë 2:1 ndaj Real Salt Lake dhe më pas u kacafyt me fjalë me mbrojtësin Nedum Onuoha.

    Tërbimi që Onuoha ia shkaktoi suedezit funksionoi në të mirë të këtij të fundit, sepse Ibrahimovic e shënoi golin e fitores në minutën e 78-të, dhe më pas i shkoi mbrojtësit për t’ia thënë disa fjalë para se të festonte me bashkëlojtarë.

    Pas ndeshjes, Ibra tha se ndihet mirë kur zemërohet.

    “Çfarë ndodh në fushë mbetet në fushë. Më pëlqen të ndihem i gjallë. Më pëlqen kur ka duele sepse nganjëherë, jo sepse unë fle gjumë, por nuk ndihem i gjallë nëse nuk më aktivizojnë. Ata duhet të më aktivizojnë mua ose ndryshe bëhet shumë e lehtë”, tha Ibrahimovic.

    “E njoh veten time. Kur zemërohem, ndihem mirë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!