×
  • Sport
  • Sport

    Klopp: Ajo se çfarë ka thënë Messi verën e kaluar ishte një kërcënim për mua

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 15:04

    Jurgen Klopp akoma e ka të freskët atë se çfarë ka thënë Lionel Messi verën e kaluar.


    Lionel Messi verën që shkoi kishte thënë se dëshiron që ta rikthejë trofeun e Ligës së Kampionëve në Camp Nou, derisa këtë nuk e ka harruar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

    Liverpooli do të përballet me Barcelonën sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe sfida pritet të jetë tejet interesante bazuar në kualitetet që kanë këto dy skuadra.

    “Messi ka thënë në fillim të sezonit se dëshiron që ta rikthejë trofeun e Ligës së Kampionëve në Barcelonë. Kjo ka tingëlluar si kërcënim për mua,” ka thënë Klopp.

    “Edhe ne duam që të shkojmë në finale. Një barazim nuk do të ishte rezultati më i keq në botë.

    “A duhet që të koncentrohemi vetëm në Messin? Po, ne duhet, por në disa momente. Ata kanë edhe 10 lojtarë tjerë të klasit botëror që mund ta vendosin ndeshjen,” përfundoi tekniku gjerman./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!