×
  • Sport
  • Sport

    Klopp fans i Werderit – a po shkon Rashica drejt Liverpoolit?

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 17:07

    Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklarur se është një fans i Barcelonës, Tottenhamit dhe Manchester Cityt.


    Ai gjithashtu ka zbuluar se cilat skuadra i ndjek vazhdimisht në futboll.

    Si fans i futbollit Klopp thotë se kënaqet jashtëzakonisht shumë duke shikuar futboll të top ligave evropiane, e në veçanti është i lidhur ende me Bundesligën.

    “Kurdo që kam kohë më pëlqen ta shikoj duke luajtur Dortmundin sepse ende jam i lidhur me të. Për më tepër janë tre ekipe që shikoj: City, Barcelona e Tottenhami. Gjithmonë më pëlqen”.

    “E gjithashtu më pëlqejnë t’i shikoj edhe Werder Bremenin e Mainzin, me këtë të fundit edhe vazhdoj të jem i lidhur. Është mbresëlënëse se si luajnë nën menaxhimin e Sandro Schwarzit”, ka deklaruar Klopp për DAZN.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!