×
  • Sport
  • Sport

    Klopp largon disa futbollistë gjatë verës, por a është Xherdan Shaqiri ndër ta?

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 13:27

    Jurgen Klopp e ka bërë gati listën e largimeve të disa lojtarëve në verë. Trajneri gjerman pritet të largoi së paku 10 futbollistë në afatin e radhës kalimtar.


    Me këto shitje, Klopp preferon blerjen e 3-4 lojtarëve dhe mbajtjen e yjeve që ka aktualisht në skuadër.

    Nathanial Clyne që po luan si huazim te Bournemouth pritet të shitet në verë.

    Largimi i Daniel Sturridge është poashtu i sigurtë. Sulmuesi anglez ka disa oferta në tavolinë.

    Alberto Moreno është poashtu duke kaluar javët e fundit te Liverpooli. Mbrojtësi spanjoll me shumë gjasa pritet të bashkohet me Barcelonën në verë.

    Adam Lallana pas disa vitesh do të braktisë Liverpooli ngase Klopp nuk llogaritë më në të.

    Simon Mignolet poashtu do të shitet ngase belgu nuk preferon të jetë rezervist për një edicion.

    Divock Origi nuk i ka arsyetuar paratë e paguara për të dhe në verë do të ndërrojë ambient.

    Joel Matip ka treguar formë të lartë sivjet, por Klopp do ta vë në listën e largimeve në verë.

    Ovie Ejaria është folur shumë si talent, por që nuk po tregon kulturë të lartë në skuadrat ku po luan si i huazuar.

    Pedro Chirivella më nuk do të ketë shansin te Reds ngase Klopp nuk beson më në të.

    Marko Grujic po shkëlqen në Bundesliga me Herthën duke shënuar gola e bërë asisite, por serbi s’i përshtatet sistemit të Klopp dhe do të shitet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!