×
  • Sport
  • Sport

    Klopp provokon Barcelonën një ditë para sfidës

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 13:41

    Trajneri i Liverpoolit ka provokuar paksa Barcelonën një ditë para sfidës duke pohuar se nuk e shqetëson fare të luajturit në stadiumin katalanas, në vajtjen e gjysmëfinaleve të Champions League, para kthimit më 7 maj në “Anfield Road”.


    “Camp Nou është thjesht një stadium. Është shumë i madh, por nuk është tempull futbolli”, ka deklaruar trajneri gjerman për DAZN.

    “Përballja me Barcelonën do të vinte herët a vonë. Sheh ekipet e tjera që vuajnë në Camp Nou dhe tani e provon vetë. Natyrisht, ne shpresojmë të luajmë mirë, edhe pse e dimë mirë që nuk jemi favoritë. Do jetë një ndeshje fantastike për gjithë adhuruesit e futbollit”, ka deklaruar Klopp.

    Mbetet të shihet nëse mbrojtësi Virgil Van Dijk që së fundmi u zgjedh lojtari i vitit në Angli nëse do të mund ta ndalë superyllin Lionel Messi i cili do të tenton ta tund edhe rrjetin e Liverpoolit pasi është skuadra e vetme nga të mëdhatë që nuk i ka shënuar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!