×
  • Sport
  • Sport

    Klopp thyen rekordin e Liverpoolit

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 20:51

    Kanë mbetur edhe tri javë deri në përfundim të sezonit në Premierligë.

    Liverpool është në krye të tabelës me 88 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Kjo është hera e parë në histori që Reds arrijnë të grumbullojnë 88 pikë, shkruan Indeksonline.

    Kësaj shifre mund t’i shtohen edhe nëntë pikë që janë në lojë.

    Sezoni kur Liverpooli kishte grumbulluar më së shumti pikë ishte 2008/09 ku kishte grumbulluar 86 pikë dhe kishte përfunduar e dyta, katër pikë më pak se Manchester United.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!