×
  • Sport
  • Sport

    Klubi i madh italian e kërkon Hysajn

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 18:21

    Futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj kërkohet nga shumë klube evropiane.


    Ai mund të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar veror dhe për shqiptarin nuk mungojnë ofertat.

    Fillimisht ishte Interi e disa klube të tjera jashtë Italisë, por së fundmi për të ka shprehur interesim edhe Juventusi.

    Këtë e konfirmon agjenti i lojtarit, Marco Giuffredi, i cili tregon se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë kontaktuar me të për të marrë informacione rreth Hysajt, transmeton KP.

    “Mund të them që me Sarrin ishte anësori më i mirë në Itali dhe Evropë. Më ka telefonuar edhe më parë Juventusi, por Hysaj këmbënguli se dëshironte të fitonte titullin me Napolin”, deklaroi ai. “Nuk e kuptoj se si mund të kritikohet. Është normale që të ndryshohet ambienti pas katër viteve te Napoli. Do të bëhet pjesë e një klubi të rëndësishëm”.

    Në rast se Maurizio Sarri bëhet trajner i Juves, atëherë ekziston mundësia që edhe Hysaj t’i bashkohet atij tek “Zonja e Vjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!