×
  • Sport
  • Sport

    Kontrata e re e superyllit amerikan, do të thyej të gjitha rekordet e historisë së NBA

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 11:27

    Giannis Antetokounmpo pritet të bëhet basketbollisti më i paguar në histori të NBA.


    Greko-amerikani është afër marrëveshjes me Milwaukeen për të nënshkruar kontratë 5 vjeçare e cila do të ketë vlerë prej 247 milionë dollarësh.

    Kjo marrëveshje e re do të hyjë në fuqi nga sezoni 2021-22. Antetokounmpo do të përfitojë 42.6 milionë dollarë në edicionin e parë, 46 milionë në edicionin e dytë, 49.5 të tretë, 52.9 të katërt dhe 56.3 në edicionin e pestë.

    Superylli amerikan me nënshtetësi greke ka patur edicion fantastik në NBA ndërsa është në serinë e serinë e finaleve të Konferencës Lindore me skuadrën e tij.

    3-2 është seria në favor të Torontos në përballjet ndaj Milwaukee Bucks, gjersa sot zhvillohet ndeshja e gjashtë mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!