×
  • Sport
  • Sport

    Kosova e “shkund” me lojë Bullgarinë, por merr veç një barazim

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 22:38

    Kosova ka barazuar 1-1 me Bullgarinë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020, ndeshje të cilën e dominoi përfaqësuesja jonë por I mungoi fati të marrë 3 pikë të plota.

    Ishte ekipi mysafir i pari që kaloi në epërsi përmes golit qëshënoi Bozhikov pas një rivënie këndore në minutën e 39-të.

    Në pjesën e dytë Kosova e dominoi plotësisht lojën dhe arriti të barazoi rezultatin në 1-1 përmes një supergoli që shënoi Arbër Zeneli në minutën e 62-të.

    https://twitter.com/meritoniiiiiiii/status/1110286802127147009

    Kosova ishte e pafat në këtë ndeshje pasi kishte një numër rastesh përmes Rashicës, Muriqit që goditi shtyllën e Vojvodës por topi nuk shkonte në rrjetë.

    Pas këtij barazimi Kosova renditet e treta në Gruopin A me 1 pikë, ndërsa vendin e parë e zë Anglia, kurse Bullgaria është e dyta me 2 pikë të mbledhura. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!