Trajneri Rafet Prekazi e ka publikuar listën prej 25 futbollistëve të ekipit kombëtar U21 të Kosovës, për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorrës dhe Turqisë.
Të hënën në një konferencë për media, Prekazi e publike listën me ndryshime. Alfred Ajdareviq është ftuar për herë të parë, ndërsa Lirim Kastrati i bashkohet ekipit U21 nga Kombëtarja seniore.
Ajdareviq, i cili më parë ka luajtur edhe me Suedinë e Shqipërinë, ditë më parë zgjodhi t’i bashkohet Kosovës.
Kosova bën pjesë në Grupin 3, ku krahas dy kundërshtarëve të ndeshjeve të qershorit janë të përfshira edhe Anglia, Austria dhe Shqipëria.
Ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi do ta zhvillojnë si mysafirë kundër Andorrës, më 6 qershor, derisa më 11 qershor do të jenë mikpritës të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.