×
  • Sport
  • Sport

    Kryeministri Haradinaj takon boksierin kosovar që do përballet me djalin e Arkanit

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 11:15

    ryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij në Qeveri, boksierin kosovar Petrit Mazrekajn.


    Petrit Mazrekaj, boksieri i Austrisë me prejardhje nga Kosova, do të përballet për luftë në ring me serbin Veljko Raznatoviq – i cili është djali i kriminelit serb Arkan dhe i këngëtares serbe Ceca.

    “Prita sot boksierin Petrit Mazrekaj, të cilit i urova shumë sukses në meçin e radhës.
    Petriti ka shpirt sportisti por si shqiptar e ka edhe një motiv shtesë në përballjen e tij. Për motivim si dhe evokim se cila ishte rruga jonë deri në liri, ia dhurova atij flamurin kombëtar! Me fat!”, ka shkruar kryeministri.

    Haradinaj me këtë rast gjatë takimit, i ka dorëzuar Mazrekajt flamurin kombëtar shqiptar.

    Mazrekaj pranoi ofertën e kundërshtarit të tij serb Raznatoviq për këtë verë në përballje të kategorisë super të mesme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!