×
  • Sport
  • Sport

    Kuka ia numëron Brnabiqit medaljet e “Zanës së maleve” të Kosovës

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 12:58

    Reagime të ashpra në vend ka ngjallur deklarata e kryeministres serbe, Ana Brnabiq e cila i quajti shqiptarët “njerëz të malit”. 


    Shumë figura publike në vend reaguan ndaj deklaratës së Brnabiq, të cilës gjatë ditës së djeshme Ministria e Jashtme ka marrë vendim që t’ia ndalojë hyrjen përgjithmonë në Kosovë.

    Ndaj deklaratës së Brnabiqit ka reaguar edhe Driton Kuka, trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi e cila ka bërë që flamuri i Kosovës të ngrihet edhe në shtetet më armiqësore të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Kuka përmes një fotoje që ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur Majlindën “zanë të maleve”.

    Tutje në vargjet e tij për Majlindën, Kuka ka shkruar:

    Stërvitje nëpër malet e bukura që i kemi në trojet tona

    Qekjo Zana e maleve është hiç ma pak se

    3x Kampione e Evropës

    2x Kampione e Botës

    1x Kampione Olimpike

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!