×
  • Sport
  • Sport

    Kush është Petrit Mazrekaj? Boksieri shqiptar që mezi pret t’i qërojë hesapet me djalin e kriminelit serb, Arkanin

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 13:23

    Petrit Mazrekaj është boksier me orgjinë nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Austri, derisa meçi i tij i ardhshëm ka zgjuar kureshtje të madhe në vendin tonë shkaku i kundërshtarit të tij, Velko Razhnjatoviq, i cili është djali i kriminelit serb, Arkanit.


    Petrit Mazrekaj do të përballet në fund të muajit gusht me Velko Razhnjatoviq dhe për boksierin shqiptar ky do të jetë njëri nga meçet më emocionale në karrierë.

    Mazrekaj e ka konfirmuar javë më parë se djali i kriminelit serb i ka dërguar ofertë për t’u përballur me të, dhe shqiptari me kënaqsinë më të madhe e ka pranuar.

    “Djali i Arkanit me ka dërguar ofertë dhe e kam pranuar menjëherë, që të boksojë me të kah fundi i muajit gusht. Kismet prej Zotit do të dal në ring, a ka gjë më të mirë si me t’u dhanë rastin e me rreh djalin e një kriminelit, siç ishte Arkani.Do të përgatitem mirë dhe do të jem në formë qind për qindtë”, ka thënë Mazrekaj në një intervistë të dhënë për gazetën “Bota Sot” para disa ditëve.

    Vetëm paralajmërimi i këtij meçi ka zgjuar interesim të madh në Kosovë, derisa kryeministri z.Ramush Haradinaj e ka pritur sot Mazrekajn në zyret e tij dhe ia ka dhuruar një flamur kombëtar.

    Boksieri shqiptar menjëherë pasi i kishte pranuar për të boksuar me serbin, veçse ia kishte dërguar selamin e parë me anë të një postimi të bërë në Facebook, përcjell Periskopi.

    https://www.facebook.com/petrit.mazrekaj/posts/2405194842845055

    “Do të të tregoj se sa i mirë jam,” ka shkruar Mazrekaj në Facebook më 17 maj, derisa të shumtë ishin ata që i uruan suksese për këtë meç boksierit të lindur në Villach të Austrisë.

    Statistikat e Petrit Mazrekajt:

    Petrit Mazrekaj bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC dhe në karrierën e tij ka të zhvilluar 17 meçe, ku të gjitha i ka fitore, 13 prej tyre me KO.

    Në të kaluarën ai është ballafaquar tri herë me boksierë nga Serbia. Në të tri këto përballje Mazrekaj kishte triumfuar.

    Mazrekaj e kishte nokautuar serbin Mihajl Halas dy herë, fillimisht në vitin 2012 dhe më pas më 2015.

    Boksieri shqiptar kishte pasur punë edhe me një tjetër serb, Mihajlo Fincur, të cilin poashtu e kishte nokautuar në qershor të vitit 2015.

    Tani është radha e djalit të kriminelit serb, Arkanit që të gjunjëzohet para grushteve të Mazrekajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!