×
  • Sport
  • Sport

    Ky është dënimi që e pret Neymarin, pasi grushtoi tifozin

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 21:17

    Neymar mund ta pësojë keq pas përplasjes me një tifoz pas humbjes nga Rennes në Kupën e Francës.


    Neymar u duk se e grushtoi një tifoz, i cili e provokoi gjatë kohës sa braziliani po shkonte për ta marrë medaljen e argjendtë të Kupës së Francës, pas disfatës së Paris Saint-Germain kundër Rennes.

    Dënimi për Neymarin pritet të jetë më i rëndë sesa dënimi për Kylian Mbappen, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje afër fundit të ndeshjes.

    Neymari mund të dënohet me nga tre deri në tetë ndeshje pezullim, raportojnë mediat franceze.

    Megjithatë, për këtë vendim nuk do të vendoset para përballjes së PSG-së me Nicen, në Ligue 1. Nëse ai shpallet fajtor, dënimi do të fillojë me ndeshjen kundër Angers./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!