Një nga momentet më të diskutuara sot gjatë ndeshjes Islandë-Shqipëri ishte rasti i minutës së 45-të të pjesës së parë, ku pati një prekje me dorë në zonën e islandezëve.
Në një top jo shumë i lartë, ku sfera shkoi tek kapiteni i Islandës, Aron Einar Gunarson, i cili teksa kërkonte diçka tek arbitri, sapo ktheu kokën e preku topin me dorë.
Për kryesorin skocez të sfidës, nuk pati asgjë.
Çuditërisht ai akordoi një faull jashtë zone për një ndërhyrje po të Gunarson.
Por pamjet e përsëritura tregojnë se nga ana e islandezit ka pasur një zgjatje të dorës, për të bllokuar topin.
Rasti u komentua edhe nga trajneri Reja, në konferecën pas ndeshjes, e nënvizoi faktin se Shqipërisë iu mohua një penallti dhe se për këtë ndihej shumë i tërbuar.