Ky lojtar i Arsenalit mund ta mbyll sezonin me pesë trofe

Skuadra e Arsenal është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, kurse në Premierligë po garon për një vend në top katërshe.


Edhe pse janë në garë vetëm në Ligëne e Evropës, është një lojtar i Arsenal që mund ta mbyll sezonin me pesë trofe të fituara.

Denis Suarez, i cili gjatë janarit iu bashkua skuadrës së Arsenal në formë huazimi nga skuadra e Barcelonës, mund të gëzoj pesë medalje.

Sipas ‘Sport’, lojtari i Barcës ka luajtur një rrol sado të vogël në Superkupën e Spanjës, por edhe në paraqitjet në La Liga dhe ‘Copa del Rey’.

Për këtë arsye, në rast se skuadra stoliset me trofetë, atëherë Denis Suarezit do t’i takojnë medaljet.

Lojtari ka pësuar një lëndim ndaj BATE Borsiov, që duket se do t’ia pamundësoj ndonjë paraqitje tjetër këtë sezon.

Nuk dihet akoma nëse Arsenal do ta blejë kartonin e lojtarit në fund të këtij sezoni ose nëse ai do të kthehet tek Barca./Reporteri.net/