×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq për Liverpoolin pak para finales së Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 8:42

    Kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve, skuadrat tashmë do të udhëtojnë për në Spanjë.


    Harry Kane pritet që të udhëtojë me ekipin në Madrid të mërkurën pasi ai është gati të rikuperohet nga lëndimi që e pësoi ndaj Manchester Cityt, shkruan Reporteri.net

    Siç mëson Sportsmail, Kane do të udhëtojë në Spanjë me pjesën tjetër të ekipit, një indikacion se shanset e tij për të luajtur një rol në Wanda Metropolitano të shtunën janë duke u përmirësuar.

    E rikthimi i Kane në formacionin bazë të Spurs është një lajm jo i mirë për mbrojtjen e Liverpoolit i cili ka ditur t’iu shkaktojë kokëçarje shpeshherë.

    Megjithatë, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino nuk do të merr një vendim final në inkuadrimin e Kane deri në ditën e ndeshjes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!