×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë për Kosovën nga UEFA: Mali i Zi pret Kosovën në stadium të zbrazët

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 17:30

    Ndeshja e radhës e Kosovës me Malin e Zi në futboll, në kuadër të kualifikimeve për Europian që do të luhet më 7 qershor, është një shans i mirë për t’u kthyer në Prishtinë me 3 pikë.

    Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka vendosur ta ndëshkojë Malin e Zi, duke e luajtur një ndeshje në stadium me dyer të mbyllura, përcjell reporteri.net.

    Dënimi erdhi për shkak të incidenteve raciste në ndeshjen me Anglinë, raportojnë mediat malazeze.

    Një një deklaratë të federatës malazeze të futbollit, thuhet se ky dënim për ekipin e tyre kombëtar vjen shkaku i thirrjeve raciste të tifozëve malazez.

    UEFA ka njoftuar se vendimi do të merret më 16 maj, por Komisioni Disiplinor është takuar më herët.

    Përveç kësaj, FSCG u gjobit me 20.000 euro për përdorimin e mjeteve piroteknike, të futura në fushë dhe në tribunat e Stadiumit të Qytetit në Podgoricë në ndeshjen me Anglinë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!