×
  • Sport
  • Sport

    Leci: Nuk e kam grushtuar lojtarin e 89-shit, ai më ka fyer sa mendja nuk ua merr

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 13:41

    Titulli i kampionit të Kosovës varet shumë nga Drita, e cil në tri ndeshjet e radhës do të luajë me tre kandidatët e mëdhenjë, Llapin, Prishtinën e Feronikelin. Por, mund të jetë e hendikepuar pa Liridon Lecin, i cili mund të dënohet nga Federata. Futbollisti thotë se s’ka bërë asgjë edhe pse është fyer brutalisht nga lojtari i Trepçës ’89, Hasan Hyseni.

    Futbollisti i krahut rrezikon të dënohet me disa ndeshje mos lojë nga Federata e Futbollit e Kosovës për shkak se është hapur procedurë disiplinore ndaj tij.

    Kjo për shkak se Leci akuzohet se në ndeshjen Drita – Trepça ’89 e ka sulmuar fizikisht futbollistin mitrovicas, Hasan Hysenin dhe ka tentuar ta sulmojë edhe gjyqtarët të cilët i ka fyer.

    “Pas përfundimit të ndeshjes derisa zyrtarët e ndeshjeve shkonin në zhveshtore në hyrje të korridorit, lojtari i sipërpërmendur fyen dhe kërcënon gjyqtarët,  ku edhe  tenton ta kapë për dore gjyqtarin anësor G.Hyseni, por ky  i shmanget kontaktit. Më pas lojtari në fjalë fillon të ofendojë me fjale me banale në prani të gjyqtarëve. I njëjti ka sulmuar edhe lojtarin kundërshtar H. Hyseni, duke e goditur me grushte disa herë në fytyrë dhe si pasojë ky i fundit ka  lëndime të dukshme në fytyrë, në ndeshjen KF Drita – KF Trepça ‘89, e zhvilluar në Gjilan me datë 21 .04.2019”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Mirëpo, Liridon Leci po shpreson që FFK-ja të mos e dënojë, sepse në rast se e bën një gjë të tillë, ish futbollisti i Prishtinës thotë se bën gabim të madh.

    Ai garanton që as nuk e ka prekur me dorë Hasan Hysenin. “Gjatë gjithë lojës futbollisti i Trepçës ’89 më ka fyer. Kam karrierë të gjatë në futboll por ju siguroj se kurrë në jetën time nuk jam fyer aq rëndë sikurse nga lojtari i 89-shit. Krejt fyerjet e karrierës që më janë bërë nuk bëjnë sa ato që mi bëri ky njeri brenda një loje”, deklaron Leci për Gazetën Express.

    “Ju garantoj juve dhe Federatën se as që e kam prekur me dorë. Kam qenë 20 metra larg tij, si kam mundur ta sulmoj. Aty kanë qenë 50 njerëz nga të dyja skuadrat. Vetëm një njeri nëse del dhe thotë, dëshmon, se unë e kam goditur lojtarin e 89-shit, unë marrë përgjegjësi. Po e përsëris, as që e kam prekur me dorë dhe nuk e di se si ka ardhur deri te kjo masë disiplinore ndaj meje. Sinqerisht jam i befasuar. Po shpresoj në një maturi të FFK-së në këtë rast”, u shpreh Leci, i cili të premten prej orës 20:45 do të jetë edhe mysafir në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

    Futbollisti i krahut rrezikon të dënohet me disa ndeshje mos lojë nga Federata e Futbollit e Kosovës për shkak se është hapur procedurë disiplinore ndaj tij, raporton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!