×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool dhe City nuk po garojnë vetëm në Premierligë, Sterling ‘traumatizon’ Arnoldin

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 15:16

    Ylli i ri i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ishte viktima e një kamere të fshehur briliante nga FIFA 19 përfshirë Raheem Sterling dhe një lojtar profesional të FIFA-s.


    Arnold veçse e kishte mposhtur Sterlingun po atë ditë dhe kishte menduar se do ta kishte lehtë përsëri, shkruan Reporteri.net

    Sterling edhe pse kishte kontrollerin në duar ai e bëri aq mirë aktrimin e tij që të mos vërehej nga Arnold se dikush tjetër në një dhomë tjetër ishte realisht duke luajtur me të.

    Pra Arnold në fakt ishte duke luajtur ndaj një lojtari profesional ‘F2Tekkz’, i cili gjendej në dhomën tjetër.

    17-vjeçari vetëm sa kishte fituar titullin e Premierligës me Liverpoolin në FIFA.

    Arnold e humbi këtë ndeshje me rezultat 5-0 duke mbetur i frustruar me rezultatin por kur e kuptoi se kjo ishte vetëm një kamerë e fshehur, të qeshurat në studio nuk patën fund.

    Më poshtë e gjeni videon e kamerës së fshehtë:


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!