×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool e gatshme të mposht rivalët e Premierligës për nënshkrimin 80 milionësh

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 13:09

    Liverpool raportohet se ka bërë kontaktet e para me skuadrën e Lille pasi janë duke provuar t’ia rrëmbejnë nga duart rivalëve të Chelseas, sulmuesin Nicolas Pepe.


    Ishte raportuar javën e kaluar se Chelsea ishte e gatshme të paguaj 70 milionë funte për 23-vjeçarin, pasi kanë identifikuar atë si numrin një për zëvendësimin e Eden Hazard, i cili mund të largohet në drejtim të Real Madridit, shkruan Reporteri.net

    Por, tani raportet në Francë sugjerojnë se Liverpooli ka avansuar në garën për nënshkrimin e Pepes duke e pyetur skuadrën e Lille për mundësinë e transferimit.

    Chelsea tani besohet se janë duke vendosur që të shkojnë pas Pepes apo pas brazilianit të Barcelonës, Philippe Coutinho.

    Vetëm Kylian Mbappe ka shënuar më shumë gola në Ligue 1 këtë sezon sesa Pepe. Ai ka shënuar 20 herë dhe ka asistuar 14 gola të tjerë në 36 paraqitje në të gjitha kompeticionet./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!