×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool mposht Porton, e pret Leo Messi me Barcelonën në gjysmëfinale

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 22:59

    Liverpooli ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për vitin e dytë radhazi, pasi e shkatërroi Porton në çerekfinale duke e mundur me rezultat të përgjithshëm 6:1 pas dy ndeshjeve.


    Skuadra e Jurgen Klopp pothuajse e kishte kryer punën në ndeshjen e parë në Anfield para një jave, kur kishte fituar 2:0, por e shkeli Porton në Portugali duke e mundur 4:1 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të mërkurën.

    Sadio Mane hapi serinë e golave pas 26-të minutave lojë, para se Mohamed Salah ta dyfishonte epërsinë në minutën e 65-të.

    Militao shënoi atë që ishte goli i vetëm i portugezëve në 180 minuta lojë, kur u shërbye nga Telles në minutën e 69-të.

    Roberto Firminho dhe Virgil van Dijk i dhanë goditjen e fundit Portos duke shënuar në minutat 77-të dhe 84-të.

    Liverpooli do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!