Liverpooli e ka nisur sezonin e ri në Ligën Premier me barazim 2-2 në transfertën ndaj Newcastle United.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e pestë, kur Anthony Elanga shënoi pas asistimit të William Osulës.

Liverpooli reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 55-të përmes Cody Gakpos, i cili realizoi nga distanca pas asistimit të Ryan Gravenberch.

Reklamë

Megjithatë, Newcastle riktheu epërsinë vetëm dy minuta më vonë. Joe Willock shënoi për 2-1 pas asistimit të Yoane Wissas.

Në fund të ndeshjes, Liverpooli arriti ta brazoi shifrat në 2-2 pasi fitoi një penalti të cilën e realizoi Sobozlai. /Reporteri.net/.