×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli fiton dramën ndaj Newcastle, vazhdon të shpresojë për titull

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 22:53

    Liverpool ka fituar 3-2 ndaj Newcastle në St. James Park dhe mban gjallë shpresat për titullin kampion.


    Ishte një nga ndeshjet më të vështira të sezonit për The Reds, të cilët rrezikojnë të humbasin Mohamed Salah deri në fund të sezonit pasi egjiptiani doli me barelë nga fusha pas përplasjes me portierin kundërshtar Dubravka.

    Miqtë e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me Virgil van Dijk, por Atsu barazon rezultatin në një episod ku mund të kishte qenë më i rëndë për Liverpool pasi Alexander-Arnold ka prekur topin me dorë në vijën fatale pak sekonda përpara golit.

    Mohamed Salah rikthen avantazhin për miqtë, por Salomon Rondon pas pushimit barazon përsëri.

    Në minutën e 86’ të takimit krosi i Xherdan Shaqirit gjeti kokën e Origi-t në zemër të zonës me topin që përfundoi në rrjetë pasi u devijua edhe nga mbrojtësi Lascelles.

    Një fitore e madhe për Liverpool që rikthehet në krye dhe ushtron presion ndaj Manchester City-t.

    Ndërkohë, Newcastle ndodhet në vend të 14-të larg rrezikut për rënien nga kategoria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!