×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e Feronikelit dhurojnë donacion për zonjën Qerkezi që i humbi familjarët në luftë

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 11:42

    Skuadra e Feronikelit frymon si një familje dhe këtë e dëshmoi edhe në emisionin “Oxygen” të moderatorit Besim Dina.


    Atmosfera që krijuan katër lojtarët e skuadrës, Mevlan Zeka, Lapidar Lladrovci, Kastriot Rexha dhe Yll Hoxha, ishte e jashtëzakonshme.

    Pas përfundimit të kuizit, lojtarët e Niklit kanë bërë një gjest fantastik.

    Shumën e fituar, që ishte 700 euro, ata e kanë dhuruar për zonjën nga Gjakova, Ferdonije Qerkezi, e cila ka mbetur e vetme që prej luftës së vitit 1999, ku forcat serbe ia kanë vrarë burrin dhe katër djemtë.

    Fjalimin përmbyllës e mbajti sulmuesi gjakovar, Zeka.

    “Këtë shumë ia dërgojë si donacion familjes Qerkezi nga Gjakova, zonjës Ferdone të cilës ia kanë vrarë familjen në luftë”, deklaroi Zeka.

    “Kemi dëgjuar që zonjës iu është ndalur edhe pensioni, atëherë për këtë familje shkon kjo shumë”, shtoi ai.

    Gjesti u përcoll me një duartrokitje të madhe nga të gjithë të pranishmit.

    “Ju lumtë. Krenar me këta djemë”, shtoi Besim Dina në fund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!