×
  • Sport
  • Sport

    Lojtari më i mirë i Liverpoolit bën thirrje për kujdes ndaj Portos

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 17:44

    Qendër mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ka paralajmëruar shokët e skuadrës para ndeshjes me Porton.


    Holandezi beson se skuadra e tij është favorite për të kaluar në gjysmëfinale, por ka thënë se nuk duhet nënvlerësuar portugezët.

    “Mendoj se Liverpool si skuadër, nëse sheh gjithë sezonin dhe rezultatet, sidomos në ‘Anfield’, konsiderohen si favoritë” ka thënë Van Dijk, transmeton lajmi.net.

    “Ne duhet ta shijojmë dhe të performojmë sa më mirë. E dimë se do të jetë e vështirë. Ne nuk duam të përjetojmë atë që përjetuam vitin e kaluar” ka thënë tutje ai.

    Ndeshja mes Liverpool dhe Porto do të luhet të martën, me fillim nga ora 21:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!