×
  • Sport
  • Sport

    Malit të Zi i mungojnë dy yje për ndeshjen kundër Kosovës

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 12:19

    Përveç që është dënuar nga UEFA që ta zhvillojë ndeshjen kundër Kosovës, më 7 qershor në Podgoricë, pa tifozë, tani Kombëtarja e Malit të Zi ka marrë edhe një lajm tjetër të keq.


    Trajneri Ljubisa Tumbakovic i ka ftuar 28 futbollistë për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Kosovës dhe atë të 10 qershorit me Republikën Çeke. Në mesin e të ftuarve është edhe futbollisti kosovar, Fatos Beqiraj, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, në këtë listë mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm për skuadrën e Ljubisa Tumbakovicit, Stevan Jovetic dhe Luke Gjorgjevic. Që të dy do të mungojnë për shkak të lëndimeve të tyre.

    Skuadra e plotë e Malit të Zi:

    Portierë: Danijel Petković, Milan Mijatović, Damir Ljuljanović;

    Mbrojtës: Stefan Savić, Marko Simić, Žarko Tomašević, Adam Marušić, Filip Stojković, Boris Kopitović, Risto Radunović, Igor Vujačić;

    Mesfushorë: Nikola Vukčević, Marko Vešović, Vladimir Jovović, Marko Janković, Aleksandar Šćekić, Mirko Ivanić, Marko Bakić, Nebojša Kosović, Aleksandar Boljević, Sead Hakšabanović, Luka Mirković, Stefan Lončar, Vukan Savićević, Deni Hočko, Dušan Lagator;

    Sulmues: Fatos Bećiraj, Stefan Mugoša.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!