×
  • Sport
  • Sport

    Man United 120 milionë euro për të transferuar portierin më të mirë në botë

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 18:59

    Manchester United ka hyrë seriozisht në negociata për të marrë shërbimet e portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak.


    Mediat britanike bëjnë me dije që “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të portierit me vlerë 120 milionë euro.

    26 vjeçari nënshkroi një kontratë të re në Atleticon në prill , por klauzola e tij e blerjes u rrit vetëm me 20 milionë euro.

    Një shifër që hierarkia e Manchester United beson se do të ishte ende një vlerë e shkëlqyeshme për një lojtar që konsiderohet si një nga më të mirët në botë.

    Me një vit të mbetur në kontratë, David de Gea me shumë gjasë do të largohet përfundimisht nga skuadra e Premier Leagues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!