Manchester Unitedi është eliminuar nga Carabao Cup, pasi pësoi humbje 3-2 nga Brightoni në “Old Trafford”.
Kjo disfatë i dha fund edhe një serie historike të klubit, që zgjaste prej vitit 1976.
Në këtë mënyrë, “Djajtë e Kuq” humbën rekordin e tyre për të mos pësuar kurrë humbje në shtëpi pasi kishin krijuar epërsi prej dy golash.
Herën e fundit që Unitedi kishte humbur një ndeshje të tillë në “Old Trafford” ishte në shtator të vitit 1976, kur Tottenhami triumfoi 3-2.
Që nga largimi i Sir Alex Fergusonit në vitin 2013, Unitedi kishte zhvilluar 145 ndeshje në të cilat kishte kaluar në epërsi prej dy golash.
Në 143 prej tyre kishte fituar, ndërsa dy kishin përfunduar në barazim.
Seria mori fund ndaj Brightonit, që përmbysi rezultatin dhe e eliminoi Unitedin nga Carabao Cup për të dytin vit radhazi, që në ndeshjen e parë të skuadrës në këtë garë.
Humbja vjen pas disfatës ndaj rivalit të përbetuar Manchester City, në një përballje të kontestuar të zhvilluar në shtëpi fundjavën e kaluar, duke shtuar presionin mbi klubin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




