Në Maqedoninë e Veriut është duke u mbajtur Kampionati Botëror i Peshkimit, ku po merr pjesë edhe Kosova.
Ndërsa, gjatë prezantimit të shtetit tonë në këtë ngjarje, ka ndodhur diçka skandaloze, ku flamuri i Kosovës është paraqitur me shtatë (7) yje.
Kampionati i 26-të Botëror i Peshkimit të Krapit (FIPSed World Carp Fishing Championship) po zhvillohet aktualisht në Maqedoninë e Veriut, nga data 2 deri më 5 shtator 2026, ku pjesëmarrëse është edhe Kosova.
Duhet theksuar se aktualisht Maqedonia e Veriut udhëhiqet nga kryeministri Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së, në një koalicion të zgjeruar qeverisës, ku partneri kryesor shqiptar është Koalicioni VLEN.