×
  • Sport
  • Sport

    Marrja e Zotit: Futbollisti i Feronikelit nuk e di matematikën e thjeshtë

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 13:41

    Sulmuesi i KF Feronikelit, Mevlan Zeka është një ndër futbollistët që bënë atmosferën në dhomën e zhveshtoreve të skuadrës së kampione.


    Zeka së bashku me trajnerin Zekirija Ramadani, Yll Hoxha, Kastriot Rexha, Lapidar Lladrovci, Albutrit Morina ishin të ftuar në emisionin e humoristit të njohur nga Gjakova, Besim Dina “Oxygen Show”.

    Në kuisin e këtij emisioni futbollistët e “Niklit” testuan aftësitë e tyre jashtë botës së futbollit.

    Sulmuesi nga Gjakova, Zeka në pyetjen nga fusha e matematikës dështoi, madje edhe futbollisti e pranoi se nuk është aq i mirë në matematikë.

    Ai në një pyetje të thjeshtë dështoi edhe pse Dina tentoi disa herë t’ia shpjegojë por prapë pa ndonjë sukses. Në ndihmë Zekës i doli partneri i tij në sulm, Kastriot Rexha i cili ishte i saktë po thuajse në të gjitha pyetjet e bëra nga Dina.

    Momentin e Zekës mund të shikoni në minutën e 54-të:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!